Bashkia e Elbasanit për vitin 2004 ka marrë nga buxheti i shtetit 320 milionë lek më pak krahasuar me vitin paraardhës. Për vitin 2003, kur qeverisej nga socialistët, bashkia e këtij qyteti ka shpenzuar 560 milionë, ndërsa për këtë vit shuma është reduktuar në 240 milionë. Megjithatë, sipas nënkryetarit të Bashkisë për zhvillimin Ylli Llanaj për vitin në vazhdim bashkia ka planifikuar 115 më shumë investime.
Ylli Llanaj: “Bashkia e Elbasanit, duke u ndërtuar puna në një filozofi të re, d.m.th. në taksat vendore të vjela në çdo subjekt bën të mundur që investimet në Elbasan të bëhen 11 % më të mëdha sesa viti 2003.”
Krerët e Bashkisë premtojnë se do të përmbushin edhe njërin nga premtimet elektorale për uljen në masën 30% të taksave për biznesin e vogël. /tvklan.al