Me qëllim promovim e solidaritetit dhe mbështetjes për njerëzit në nevojë, me rastin e festës së Krishtlindjes, Bashkia e Tiranës organizoi një aktivitet argëtues dhe solidar për familjet e fëmijëve që përfitojnë shërbime psikosociale të integruara pranë Qendrës Komunitare të Personave me Aftësi të Kufizuara.
Pas aktiviteteve argëtuese dhe programit festiv, për të pranishmit u shtrua një drekë e ngrohtë dhe festive, e cila krijoi një atmosferë edhe më të veçantë për të bashkuar fëmijët dhe familjet e tyre në këtë moment gëzimi.
Ndërkaq, Bashkia e Tiranës do të ndërtojë qendrën më të madhe në Ballkan për fëmijët e spektrit autik dhe me aftësi të veçanta, duke ofruar një sërë shërbimesh, mes tyre dhe të terapisë dhe logopedisë.
Tv Klan