Eduard Shalsi: “Ndoqëm sot përpjekjen e kryeministrit të vendit për të paraqitur si të tijën punën e bashkisë së Tiranës për të transformuar sheshin “Skënderbej” me ndihmën bujare të Emirit të shtetit të Kuvajtit. Nuk është hera e parë që kryeministri i vendit tenton të shesë si të tijën punën e bashkisë së Tiranës. Por ky nuk është problemi ynë, sepse rëndësi ka që bashkia jonë t’i bëjë punët realitet në shërbim të banorëve të qytetit të cilët e kanë të qartë se kush punon me llafe dhe se kush flet me punë./tvklan.al