Një vit pas tragjedisë së Gërdecit, kur ende drejtësia nuk e ka thënë fjalën e fundit, për 26 jetët e humbura dhe ata qindra të tjerë që mbetën të plagosur, Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve bën apel që Mihail Delijorgji, njëri prej të akuzuarve kryesorë duhet të përgjigjet për masakrën e 15 marsit.
Sipas drejtorit të ZMK-së, Altin Goxhaj mbrojtja politike ndaj pronarit të Albademil vjen nga kryebashkiaku Rama, i cili sipas tij e ka pajisur Delijorgjin me 30 leje ndërtimi.
Më tej Goxhaj akuzoi Ramën se vetëm dy muaj përpara se të ndodhte shpërthimi në Gërdec, ai i kishte dhënë Delijorgjit tre leje ndërtimi, në një kohë vijoi Goxhaj kur ndërtues të tjerë prisnin me muaj për tu pajisur me një të tillë.
Altin Goxhaj: “Pas një viti që protestojmë si për Gërdecin, si për Tiranën, si për Ramën, si për qeverinë, si për këdo tjetër i bëj pyetje Ramës si ka mundësi që Mihal Delijorgji te këtë marrë në një kohë kur është aq e vështirë të marrësh një leje ndërtimi, 30 leje ndërtimi dhe të na shpjegojë pak si është puna e Uzinës Dinamo që nuk bëhen shkolla, si është puna e uzinës Dinamo që prej 8 vjetësh nuk bëhen shkolla në Tiranë. Delijorgji ka marrë leje dhe çfarë frike e ka zënë bashkinë Tiranë, pikërisht uzinën Dinamo që po proteston këto ditë nëpërmjet disa njerëzve për punë shkollash kur ka 8 vite që nuk i bën këto shkolla. A ka ndonjë lidhje Delijorgji me uzinën Dinamo zoti Rama?”
Për të denoncuar këtë rast që përfaqësuesit e ZMK-së e cilësuan flagrant, gjatë protestës së tyre përpara bashkisë ata kishin afishuar 30 lejet e ndërtimit të dhëna nga kryebashkiaku Rama, pronarit të Albademilit, Mihail Delijorgji.
Por i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i numrit dy të bashkisë së Tiranës Eduard Shalsi.
Edurad Shlasi: “Ilir Meta është kaq i verbuar nga urrejtja saqë në vend që të kujtojë një ditë si kjo e tragjedisë së fabrikës së paligjshme të Gërdecit, shpif me lejet e ligjshme të Tiranës. Ilir Meta dhe Sali Berisha janë bërë njësh dhe janë shëmbëlltyra më e ulët e politikës së vjetër e cila vendos interesat personale mbi interesat e qytetarëve. Gjynah edhe njëherë që në një ditë kaq të madhe Ilir Meta zgjodhi të bëjë një poshtërsi të vogël. Faleminderit!.”/tvklan.alGazetare: Jolldiz Mitro