Në Tiranë është mbajtur konferenca e 12 e Unionit të Kryeqyteteve të Europës Qendrore dhe Juglindore. Në qendër të diskutimeve mes përfaqësuesve dhe këtyre vendeve ishin politikat dhe programet e zhvillimit të 15 metropoleve.
Kryetari i bashkisë së Tiranës Edi Rama i ka njohur të pranishmit me ndryshimet që ka pësuar kryeqyteti shqiptar nëpërmjet sekuencave filmime, ndërsa ka theksuar faktin se ka ende shumë punë për t’u bërë.
Edi Rama: “Jemi këtu përballë problemesh të reja, përpjekjesh të reja në një kryeqytet, i cili është në rrugën e formimit si një metropol, duke marrë shembujt e shkëlqyer të qyteteve, që janë pjesë e këtij unioni kryeqytetesh, por që tani më i kanë kapërcyer ato probleme me të cilat përballemi ne me rajonin tonë.”
Të pranishëm në takim ishin përfaqësues nga Athina, Vjena, Budapesti e të tjerë, nga të cilat kryeqyteti shqiptar ka se çfarë të mësojë./tvklan.al
Gazetar: Fjorald Zguro