Shqipëria ka arritur të përmbushë një pjesë të madhe të kushteve të vendosura nga Bashkimi Evropian për heqjen e regjimit të vizave me vendet e bllokut 27 anëtarësh.
Kështu e nis raportin për heqjen e vizave me vendet e Ballkanit Perëndimor Komisioni Evropian.
Raporti vlerëson se pari dokumentet e rinj te identifikimit, te cilat përmbushin standardet e kërkuara nga Bashkimi Evropian, por ndalet tek problemi i pajisjes se qytetareve me pasaportat biometrike, pasi një numër i vogël qytetaresh kanë aplikuar për marrjen e tyre dhe një numër i paket është pajisur me to.
Ne raport theksohen arritje të tilla si: krijimi i regjistrit te ri elektronik civil, progresi ne kontrollin e kufijve, ne luftën kundër emigracionit klandestin, krimit e korrupsionit.
Një vlerësim tjetër drejtuar Shqipërisë në rrugën e saj drejt heqjes së vizave me BE është ai i sigurimit të kufijve, azilit dhe migrimit, për të cilat theksohet një progres i prekshëm.
Komisioni vlerëson se Shqipëria ka bërë të mundur hartimin dhe implementimin e ligjeve të standardeve të larta evropiane lidhur me këto çështje. Progres është bërë gjithashtu edhe në trajnimin e forcave të rendit, një zhvillim i dukshëm krahasuar me një vit më parë.
Përsa i përket sistemit të azilit, raporti thekson se ky sistem është në funksion të plotë dhe në përputhje me standardet e vendeve të bllokut 27 anëtarësh.
Progres i dukshëm, thekson raporti, është hyrja në fuqi e ligjit për të huajt, ku vlerësohet bashkëpunimi i qeverisë shqiptare me vendet e Bashkimit Evropian.
Përsa i takon luftës ndaj krimit të organizuar, korrupsionit dhe trafikimit të qenieve njerëzore, Shqipëria ka arritur një progres në sajë të strategjive dhe plan-veprimeve të qeverisë. Po kështu hapa përpara janë shënuar edhe në fushat e rendit publik e sigurisë.
Ky raport për progresin e vendeve te Ballkanit drejt heqjes së regjimit të vizave do diskutohet sot mes vendeve anëtare të BE.
Pritet që KE të rekomandojë po sot, vendet që nga Qershori do të përfshihen në listën e bardhë Shengen, një vendim ky që do të duhet të marrë aprovimin në fillim nga parlamenti evropian e më vonë nga Këshilli./tvklan.al