Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Qeveria Meta është konsumuar dita ditës dhe duhet të largohet. Kështu kanë deklaruar sot liderit e Bashkimit për Demokraci, duke shprehur përkrahjen e tyre politike ndaj artistëve grevist të Teatrit të Operas dhe Baletit. Sipas tyre qeveria ka shkallëzuar dhunën e saj të gjithanshme. Bashkimi për Demokraci duke e cilësuar muajin e parë të viti 2000, si muaji i rekordeve të zeza qeveritare kanë shprehur protestën dhe solidarizimin e tyre me veprimet e mëtejshme të grevistëve. Ky grupim ka analizuar sot edhe gjendjen në vend që sipas tyre rezulton të jetë tepër e rëndë.

Qeveritarët tha Teodor Laço i ka përfshirë paniku nga masiviteti i protestave popullore të shqiptarëve, që kanë humbur durimin dhe nuk pranojnë më të qeverisen nga klanet e hajdutëve dhe të inkriminuarve me trafiqet më të ndyra të ballkanit. Sipas Bashkimit për Demokraci përfundimi është se shqiptarët po kërkojnë një qeverisje tjetër. Opozita ka për detyrë ti jap këtij populli një zgjidhje tjetër politike sa më të shpejtë, por ata nuk kanë deklaruar se cilat o të jenë rrugët për ta arritur këtë synim./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego