Shkrimtari, ish-Ministri i Kulturës dhe deputeti në disa legjislatura në Parlamentin e Shqipërisë, Teodor Laço ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, nga ku foli për dy librat e sapopublikuar “Mjegull” dhe “Një dritare në Kremlin”, si dhe për jetën e tij.

Laço ka qenë  pjesë e politikës për rreth 20 vjet, por pa u shkëputur asnjëherë nga krijimtaria artistike. Për këtë të fundit shkrimtari u shpreh: “Dëshira dhe pasioni për të shkruar te një shkrimtar nuk vdesin kurrë, deri ditën e fundit. Ka individë, tek të cilët reduktohet, por ka dhe individë që në moshë të thyer krijojnë veprat më të mira. Te unë besoj se nuk është reduktuar fare, përkundrazi”. /tvklan.al