Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Partitë e Bashkimit për Demokraci, kanë deklaruar se do të mbrojnë me vendosmëri votën e shqiptarëve në zgjedhjet e 1 Qershorit. Mospërfillja e KQZ, për listat sipas konsensusit të arritur nga partitë politike, u shprehën krerët e këtij grupimi, nuk është thjeshtë mungesë vullneti, por është një manovër hipokrite për të çuar probleme deri në zgjedhje.

Bashkimi për Demokraci ka kontestuar dhe qëndrimin e disa organizmave ndërkombëtare. Sipas tyre, faktori kohë doli në skenë që nga deklarimet e OSBE-së, duke zhvlerësuar thuajse përfundimisht, atë proces që kishte filluar në kuvend. Mesa duket këto organizma, kur vjen çështja tek mbrojtja e reputacionit, nuk ngurojnë aspak të përdorin veton./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego