Mira ka arritur që pas 11 vjetësh të pajiset me dokumentacionin grek dhe më në fund, të kthehet në Shqipëri. Ajo është shumë e përmalluar për prindërit ndaj ka vendosur t’i surprizojë në “Ka Një Mesazh Për Ty”. Por në këtë surprizë ajo s’është e vetme pasi në studion e së “Dielës Shqiptare”në Tv Klan i janë bashkuar dy motrat, Oligerta e Elda dhe vëllai, Gerti që ka ardhur nga Finlanda.
Elda zbuloi se ka vendosur bast me babain, Bujarin. Edhe ai vetë e konfirmoi dhe tha se dyshimet e tij janë te Elda, ndërsa gruaja, Zerdelia dyshon te Mira dhe Gerti. Më në fund para atyre hapet ekrani dhe shfaqet imazhi i Eldës, por kush e fitoi vërtet bastin?
Ardit Gjebrea: Kush e fitoi bastin?
Bujar: E fitova unë!
Ardit Gjebrea: E fitove ti bastin!
Bujar: 2 baste, 2!
Ardit Gjebrea: 400 euro ke fituar!
Bujar: Kjo më ka thënë ka ikur në plazh, ku di unë…
Ardit Gjebrea: Po edhe këtu atmosferë plazhi kemi ne, prandaj ktheva kokën nga publiku se thashë plazh… Basti nuk mbaron këtu, ka edhe pak fare!
Bujar: Kjo s’ka bast gjëkundi! Kjo thotë s’jam e këtyre punëve, nuk e kam besuar. E falenderojmë shumë!
Ardit Gjebrea: Znj. Zerdelie, po si e humbe bastin kështu?
Zerdelie: S’ka rëndësi.
Ardit Gjebrea: Jo, për mua ka shumë rëndësi, ja shiko pak.
Zerdelie: Ja ku është edhe ajo!
Ardit Gjebrea: Ja ku është edhe ajo! Ka ardhur goca pas 11 vitesh në Shqipëri!
Bujar: Humba bastin! Jo, jo nuk besohet kjo! Keni bërë ndonjë kurdisje, ndonjë montim fotosh.
Ardit Gjebrea: Kemi bërë një montazh me foto! E vërtetë, por prit se s’kemi mbaruar!
Bujar: Zonja paska qenë më e zgjuar! E pabesuar!
Ardit Gjebrea: Asnjë nuk humbi!
Në përqafimin familjar, bashkohen edhe nipërit e Bujarit e Zerdelies, po aq të emocionuar./tvklan.al