Një azil privat është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Tiranë. Ngjarja ndodhi në rrugën Ali Visha, rreth orës 12:10 minuta.

Siç duket edhe nga pamjet, krahas personelit kanë qenë edhe shërbimet e komisariatit nr.1 dhe të sektorit të forcës së posaçme “Shqiponja” të cilët u erdhën në ndihmë të moshuarve në azilin privat, të cilët kishin mbetur të bllokuar.

Me ndërhyrjen e policisë dhe shërbimit zjarrfikës u bë e munduar shuarja e flakëve. Zjarri mësohet se ka rënë në një prej dhomave në katin e parë të godinës tre katëshe. Të afërmit e të moshuarve tregojnë si e mësuan ngjarjen.

Shkak për flakët dyshohet se është bërë një shkëndijë në batanijen elektrike në njërën prej dhomave, por po vlerësohet nëse është shkaktuar edhe nga kondicioneri. Në këtë dhomë qëndronin dy të moshuar të cilët kanë marrë lëndime të lehta. Probleme kanë pasur edhe dy të moshuar të dhomës ngjitur.

Dy prej të tyre u dërguar në shërbimin e toksiokologjisë për shkak të asfiksimit dhe probleme me rrugët e sipërme të frymëmarrjes, 1 te djegie plastika me lëndime të lehta dhe 1 tek Trauma me gërvishtje për shkak të lëvizjeve të pakontrolluara kur ka ndodhur ngjarja dhe është rikthyer në azil.

Klan News