Bayern Munich e nisi kampionatin me fitore, pasi mposhti në transfertë skuadrën e Wolfsburg, me rezultatin 2-3.
Përballje shumë e luftuar nga të dyja ekipet, deri në sekondën e fundit. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të bavarezëve, falë golit të shënuar nga Musiala në minutën e 20-të.
Fraksioni i dytë i lojës ishte me të vërtetë spektakolar. Vendasit përmbysën rezultatin në 2-1, pas dy golave shumë të shpejtë të shënuar nga Majer, në minutat 47 dhe 55.
Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Kompany nuk u dorëzua dhe barazoi shifrat në minutën e 65-të, pas një autogoli të Kaminski.
Në minutën e 82-të, ishte Gnabry, i cili pas një asisti të marrë nga Kane, ia doli ta dërgojë në rrjetë, për të dërguar shifrat në 2-3 dhe për t’i dhënë fitoren bavarezëve.
Bayern Munich e nis kështu rrugëtimin në Bundesligë me fitore, ndonëse ia dolën me shumë vuajtje. /tvklan.al