Në raportin e rregullt ekonomik për Ballkanin Perëndimor, Banka Botërore nënvizon se për vitin 2024 turizmi do të ketë ndikimin më të madh në ekonominë e vendit tonë.
Hilda Shijaku, ekonomiste e lartë, Banka Botërore: Ne shikojmë që turizmi do të vijojë të jetë një nga nxitësit kryesor të rritjes ekonomike gjithashtu edhe aktiviteti i lidhur me tregtinë e pasurisë së palujtshme dhe ndërtimin. Mendojmë që aftësia e ekonomisë për ta përhapur impaktin pozitiv të turizmit në sektorët të tjerë të përcaktojë edhe rritjen e mirëqenies së përbashkët.
Sipas Bankës Botërore pritshmëriteë për rritjen ekomonike janë të larta kjo nxitur edhe nga nismat e BE-së për Ballkanin Perëndimor.
Natasha Rovo, ekonomiste e Bankës Botërore: Rritja ekonomike në Rajon ka qenë e moderuar për rajonin në 2023 në 2.6%. Por pritshmëritë tona janë që rritja ekonomike do jetë më pozitive, kjo pasqyron krizën me kostot e jetesës. Shohim ulje të defiçitit dhe borxhit. Nismat e BE-së kundrejt Ballkanit Perëndimor pritet të nxisin rritjen ekonomike.
Ndërsa sipas Menaxherit të Bankës Botërore, Emanuel Salinas mbetet me rëndësi edhe vëmendja ndaj shtresave të kategorive në nevojë të popullatës dhe pensionistëve.
Emanuel Salinas, menaxher i Bankës Botërore për Shqipërinë: Për ndihmën ekonomike dhe pensionet jemi duke punuar me institucionet e vendit dhe fokusi tek kjo tematike është shumë i rëndësishëm. Kjo rrit më tej mundësinë e kursimeve nga këto kategori të popullatës që janë më në nevojë. Sa herë ka një goditje të ekonomisë, qeveria duhet të ndihmojë ata që janë më të prekur.
Inflacioni është ulur ndikuar nga kursi i këmbimit dhe çmimet e importit vihet re në raportin e fundit të Bankës Botërore.
Klan News