Lajme Arkiva – TV KLan 2000
Bashkimi Europian dhe NATO-ja, do të marrin në shqyrtim këto ditë rastet e sëmundjes dhe vdekjet që dyshohet se kanë lidhje me operacionet e NATO-s në ish-Jugosllavi, ku amerikanët kanë përdorur municione me uranium të varfëruar. Një mision vlerësimi i programit të Kombeve të Bashkuara për mjedisin, PNUE, i ngarkuar të hetoj mbi një radioaktivitet të mundshëm, të lënë nga bombardimet e NATO-s në Kosovë, ka konstatuar praninë e mbeturinave të municioneve me uranium të varfëruar.
Kjo agjenci, i ka bërë paralajmërimet në muajin Nëntor. NATO-ja ka parashikuar një takim jo zyrtar nesër në Bruksel. Sipas shkencëtarëve uraniumi i varfëruar ka një efekt toksik të dyfishtë radioaktiv, që shkon nga 4 -25 vjet, si dhe kimik të menjëhershëm, që mund të shkaktojë leucemi, deformime dhe probleme steriliteti./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti