Nga Sofja, Komisioneri Evropian për Zgjerimin Oliver Varheyi bëri një ndarje të qartë mes Shqipërisë e mbajtur peng nga Greqia dhe Maqedonisë së Veriut e bllokuar nga Bullgaria.
Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi: Është në interesin tonë strategjik që zgjerimi të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur. Tashmë e kemi realizuar procesin e screeningut me Shqipërinë dhe Maqedonia e Veriut tashmë presim me padurim të hapim grupkapitujt e parë të negociatave me Tiranën. Ne jemi të gatshëm ta çojmë përpara këtë proces po ashtu me Maqedoninë e Veriut atëherë kur të gjitha kushtet e nevojshme të jenë plotësuar. Ne po presim zhvillimin e zgjedhjeve të 8 Majit në atë vend, por shpresoj se pas zhvillimit të tyre do te kemi mundësi të ecim më shpejt edhe me Shkupin. Këto dy shtete presin prej shume vitesh që të nisin negociatat e anëtarësimit. Shpresoj se në muajin Qershor do të hymë në fazën e fundit të bisedimeve me Malin e Zi.
Sipas komisionerit që nga viti 2022 kriteret për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE janë shumë të qarta prandaj nuk pritet ndonjë ndryshim në Kornizën Negociatave ku bullgarët duhen përfshirë si komb shtetformues në kushtetutë.
Kreu i shtetit bullgar Rumen Radev i tha komisionerit se duhet ruajtja e parimit të unanimitet. Ndërkaq kandidati për president Bujar Osmani ka deklaruar në Maqedoninë e Veriut nuk do të mund të formohet Qeveria e re pas zgjedhjeve parlamentare pa një marrëveshje për votimin e ndryshimeve kushtetuese.
Edhe Bullgaria do të zhvillojë zgjedhje të parakohshme parlamentare, por ende nuk është publikuar një datë për mbajtjen e tyre.
Klan News