Lajme Arkiva 2003
Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian ka theksuar sot nevojën që të gjitha palët në Kosovë ti shmangen çfarëdolloj veprimi të njëanshëm i cili do të rrezikonte stabilitetin në rajon dhe do të largonte arritjen e krijimit të një Kosove multietnike dhe demokratike.
Në këtë kuadër ministrat e 15 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian shprehën keqardhjen për shkak të miratimit të rezolutës mbi vlerat e luftës në Kuvendin e Kosovës. Kjo rezolutë sipas Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian ka natyrë përçarëse dhe është në kundërshtim me proceset e pajtimit.
Është përkrahur edhe reagimi i kryeadministratorit Michael Steiner pas miratimit të rezolutës ndërsa shefat e diplomacive evropiane edhe njëherë i porositën përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës që ata më shumë të përqendrohen në çështje që janë në kuadër të kompetencave të tyre./tvklan.al