Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha përmes një postimi në rrjetin e saj social Instagram ka bërë të ditur se do të jetë pjesë e ceremonisë së ndarjes së çmimeve Grammy, që do të mbahet më 26 Janar.

Por këngëtarja nuk do të jetë pjesë e saj si e nominuar, por për të prezantuar dhe për të dhënë një çmim të rëndësishëm.
“E emocionuar që do e ndaj këtë natë me bashkëmoshatarët e mi tejet të talentuar këtë vit në Grammys”,shkruan Bebe krahas fotos së publikuar. /tvklan.al