Bebe Rexha është padyshim një ndër këngëtarët më të sukseshme, me shumë projekte muzikore që janë kthyer në hite.

Së fundmi përmes disa postimeve në Instastory, Bebe bëri të ditur se prej disa ditësh ka disa probleme shëndetësore.

Ajo vuan nga infeksioni i sinusit, që është një inflamacion i indeve dhe membranës dhe karakterizohet nga dhimbje koke, ethe, mukus i trashë që shkakton bllokim dhe dhimbje në zonën e fytyrës.

Në postimet e saj, Bebe bën të ditur se mezi merr frymë dhe ka dhimbje shumë të madhe koke./tvklan.al