Ky i sapolindur është braktisur në buzë të autostradës i mbyllur në një çantë mallrash. Udhëtarët kanë pikasur foshnjën e braktisur duke lajmëruar forcat e policisë që e kanë dërguar mënjëherë pranë Maternitetit të Tiranës. Fëmija djalë është në gjendje të mirë shëndetësore.
“ Ky fëmijë ka ardhur në orënë 12:00 sotë, e solli rajoni i policisë edhe e kishin gjet në rrugë një udhëtar të mbështjellë të lidhur kopanis dhe të futur në një borsë fëmijën. Fëmijën sa e sollën ata e morëm, bërëm proçesin e të gjitha, proçesverbal kush e mori në dorëzim edhe kush e solli edhe tani e veshëm, e rregulluam e ushqyem. Fëmija është i seksit mashkull edhe është ushqyer.”
Ata që e kanë braktisur nuk kanë lënë asnjë shenjë ndërsa në repartin e Foshnjave të Braktisura fëmijën e kanë quajtur Lukas. /tvklan.al