Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, u prit këtë të hënë në një audiencë të veçantë në Selinë e Shenjtë në Vatikan nga Shenjtëria e tij, Papa Françesku.
I shoqëruar dhe nga ambasadorja e Shqipërisë pranë selisë së shenjtë në Vatikan, Majlinda Frangaj, kreu i shtetit konfirmoi qëndrimin e Shqipërisë në krah të aleatëve perëndimorë për zgjidhjen përmes dialogut, si E vetmja garanci për stabilitet dhe zhvillim të qëndrueshëm në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë.
Gjatë takimit u diskutua për proceset integruese të Shqipërisë dhe avancimin e reformave dhe pret të jetë anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Evropian.
Presidenti theksoi vijimësinë e angazhimit të tij për thellimin e bashkëpunimit duke iu referuar edhe lidhjes të Selisë së Shenjtë me Kishën katolike shqiptare në Shqipëri dhe në Kosovë.
Presidenti Begaj i dhuroi Atit të Shenjtë një pikturë të kishës së Rubikut, një ikonë e krishterimit shqiptar dhe një ndër kishat më të vjetra në Ballkan.
Kreu i shtetit gjatë vizitës në selinë e shenjtë, u prit dhe nga sekretari i shtetit, kardinal Parolini. presidenti Begaj e falënderoi për mbështetjen që selia e shenjtë i jep procese integruese së Shqipërisë, por edhe Kosovës.
Klan News