Në komandën e Forcës Tokësore në Zall-Herr u zhvilluan demonstrimet ushtarake me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Presidenti Bajram Begaj, i pranishëm në këtë aktivitetet, vlerësoi kontributin e Shqipërisë në misionet paqeruajtëse, si dhe rolin për ruajtjen e stabilitetit rajonal.
“Vendosmëria e Shqipërisë për të kontribuar në siguri dhe mbrojtje tregon se jemi një partner i besueshëm dhe i përkushtuar në Aleancën Euroatlantike”.
Ndërsa Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, tha se Shqipëria ka hyrë tashmë në një fazë të re të pozicionimit në aleancë, atë të krijimit të prezencës NATO në territor, në shërbim të rritjes së aftësive mbrojtëse.
“Po punojmë fuqishëm që Porto Romano të vihet në dispozicion të aleancës si porti kryesor i NATO-s në Ballkanin Perëndimor.”
Si kreu i shtetit Begaj, ashtu sikurse Ministri Peleshi vlerësuan rolin NATO-s përmes KFOR-it, për garantimin e stabilitetit jo vetëm në Kosovë, por edhe për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Tv Klan