Sekretari i OMONIA-s, Marin Suli thotë se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, sipas tij mbahet me dhunë në burg. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Suli akuzon drejtësinë shqiptare, për të cilën thotë se mban Fredi Belerin pas hekurave si i burgosur politik.
Marin Suli: Nuk është dënuar për armëmbajtje pa leje në Greqi, është dënuar për mosdijeni për armëmbajtje pa leje. Në Shqipëri është dënuar për poshtërim të simboleve, nuk kanë lidhje. E vetmja gjë është organizim i njerëzve të vinin me autobus. Kjo tjetra pastaj, nuk besoj se ka njeri dyshim që Beleri sot është i burgosur politik. Mbahet me dhunë.
Lidhur me kandidimin e Fredi Belerit si eurodeputet në zgjedhjet evropiane të 9 Qershorit nga partia e djathtë “Demokracia e Re” nga kryeministri grek, Mitsotakis, thotë se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës ka pasur mbështetjen e qytetarëve që sipas tij është demonstruar në bazë të sondazheve.
Marin Suli: Në Greqi funksionon demokracia. Beleri në sondazhet e brendshme dhe në sondazhet që po bëhen në të gjitha mediat, rezulton një njeri me 200-300 mijë vota preferenciale. Për t’u bërë euro-depuetet, duhen nga 200 deri në 250 në bazë të popullsisë. Mitsotakis nuk e ka partinë të vetën. Fillon historia nga propozimi brenda strukturave. Siç tha Idrizi, më vjen keq që do bie dakord me Idrizin, brenda partisë ka edhe kundërshtime për kandidaturën e Belerit që është gjëja më normale.
/tvklan.al