Në katër qendra komunale të numërimit në Prishtinë, Lipjan, Obiliq dhe Partesh numërimi i votave për kandidatët për deputetë. Ndërsa në komunat e tjera, numërimi pritet të nisë të mërkurën.
Valmir Elezi: Po fillojmë me procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë, të cilat janë nga vendvotimet e rregullta në 2533 vendvotime në të gjithë Kosovën. Fillimisht, procesi i numërimit në qendrat komunale të numërimit do të nisë në Prishtinë, Obiliq, Lipjan dhe Partesh. Në komunat e tjera do të nisë pasi të bëhen të gjitha përgatitjet e duhura teknike dhe administrative. Pritet të nisë nesër.
Për herë të parë, përveç procesit të numërimit të votave për kandidatët për deputetë, në qendrat komunale të numërimit do të bëhet verifikimi i votave për subjektet politike.
Valmir Elezi: Kjo do të heqë të gjitha dilemat që janë krijuar gjatë problemeve në publikimin e rezultateve preliminare.
Ndërsa numërimi i votave me kusht, të personave me nevoja të veçanta dhe diasporës, do të bëhet në një fazë mëvonshme. Vonesat e nisjes së numërimin e votave të kandidatëve janë të papranueshme për rrjetin e organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim.
Shefja e Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë vlerësoi ditën e zgjedhjeve si të qetë, por nënvizoi se fazat kritike të procesit si numërimi i votave, kërkon transparencë të plotë.
Nathalie Loiseau: Këto janë zgjedhjet e para pas ndryshimeve të ligjit në të cilin ka pasur rekomandime të BE-së. Në përgjithësi dita e zgjedhjeve ishte e qetë. Fazat kritike të procesit zgjedhor ende mbeten për t’u përfunduar. Vështirësitë janë bërë të dukshme gjatë fazës së numërimit. KQZ-ja ka pasur sfida gjatë punësimit, trajnimit dhe prokurimit. Duhet të ketë transparencë të plotë për ato gjëra që nuk po shkojnë si duhet dhe pse.
kje gjithashtu gjuhën negative të partisë në pushtet ndaj medias, ndërsa theksoi se transmetuesit kishin ofruar kohë të barabartë për të gjitha partitë. Ndërsa deklaratën e Richard Grenell disa ditë para zgjedhjeve, e ka quajtur jodiplomatike.
Tv Klan