“Persona të armatosur kërcënuan anëtarët e FRPD”

Kryetari i Forumit Rinor Demokrat, Belind Këlliçi ka denoncuar në polici bastisjen e zyrës së tij në Partinë Demokratike. Pas depozitimit të padisë në Komisariatin numër 1, ai bëri përgjegjës për Lulzim Bashën dhe Gazmend Bardhin.

Gjithashtu ai tha se gjatë kësaj të hëne, të rinjtë e forumit rinor janë kërcënuar nga persona të armatosur.

Këlliçi paralajmëroi Bashën se nëse do dhunohet qoftë edhe një anëtarë i forumit rinor atëherë ai do të bëjë të ditura fakte që e kompromentojnë atë gjatë drejtimit të PD në këto 8 vite.

Tv Klan