Belinda Dragoti, një nga vajzat më të bukura dhe seksi në Shqipëri ka qenë e ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan e cila ka folur për bukurinë dhe inteligjencën që një femër zotëron dhe kush vlerësohet më shumë ditët e sotme. Ajo ka folur për eksperiencën e saj, ku shprehet se burrat para se ta takonin mund ta paragjykonin dhe të kishin qëllime të tjera për të, por kur e kanë takuar janë surprizuar dhe kanë tërhequr mbrapsht paragjykimet apo mendimet që kishin për të.
Mirela Milori: Je paragjykuar më shumë nga burrat apo nga gratë?
Belinda Dragoti: Nga të dy palët. Është shumë e çuditshme sepse janë forma të ndryshme paragjykimi. Tek pjesa e meshkujve që e vogël jam përpjekur ta menaxhoj vetë veten time dhe më është dashur të kemi takime dhe të përballem me njerëz dhe meshkuj të shumë statuseve, moshave që ndoshta mund të kem qenë më pak e përgatitur.
Ajo që vija re gjithmonë është që niseshin nga një paragjykim i cekët dhe një qëllim tjetër përpara teje dhe në momentin që dëgjonin fjalitë e para, është shumë e bukur pjesa që fillonin të impostoheshin, të tregonin më tepër respekt dhe i tërhqinin ato mendimet që kishin patur më përpara.
Prandaj mendoj që çdo femër që ka respekt për veten dhe disa bariera ia imponon personit që ka përballë, ta respektojë dhe mos ta paragjykojë në momentin që arrin të japë pak më tepër nga vetja e saj sesa thjesht imazhi dhe impakti i parë. Kurse gratë paragjykojnë tek detajet më të vogla që mund të jetë veshja, mënyra se si flet, sesi ecën, je e përshtatshme për një vend ose jo, por mendoj që një femër e formuar nuk ka kohë dhe energji negative për të gjykuar negativisht një femër tjetër. /tvklan.al