Rama: Rilindi nga plehrat dhe ferrat që e gjetëm

Veç prezantimit të paketës turistike dhe kulturore shqiptare në panairin ndërkombëtar të Turizmit në Berlin, Shqipëria vjen edhe me një çmim.

Mes 100 vendeve nga e gjithë bota, Belshi qyteza e vogël e Elbasanit, fitoi çmimin e dytë si destinacion i Turizmit të Gjelbër. Një çmim domethënës ky në një kohë kur vendi ynë, i ka përqendruar politikat në zhvillimin e një traditë të qëndrueshme të turizmit, duke u shndërruar në pak kohë në një destinacion të rëndësishëm dhe interesant për turistët europianë.

Por ky çmim është domethënës edhe për vetë historikun e shndërrimit të Belshit në një destinacion turstik, që nga një vend që i pavizituar, vetëm në fundjavë numëron 3500 vizitorë.

Nga koha e diktaturës, e cila synonte të zhdukte çdo gjurmë historike dhe kulturore në atë qytet siç ishte Foltorja e Afërditës, në shfrytëzimin pa kriter të burimeve ujore, dhe deri në një periudhë tranzicioni ku nuk shtrytëzoheshin mirat e natyrës dhe as pasuritë kulturore, Belshi sot ka përvetësuar një traditë shumë më miqësore me mjedisin dhe investimet në rritje të bizneseve dhe shtëpizave që nxisin një turizëm të gjelbër.

Për këtë lajm ka regauar edhe Kryeministri Edi Rama nw rrjetin social Facebook, duke e quajtur Belshin të rilindur nga ferrat dhe plehrat kur morën detyrën, ndërsa vlerëson punën e kryebashkiakut Arif Tafani.  Shqipëri mori zyrtarisht titullin “Vendi i Nderit” në panairin më të madh në botë të turizmit në Berlin.

Tv Klan