Mëngjesi në “Aldo Morning Show” në Tv Klan nisi me dy korçarë në studio, aktorët Arben Dervishi e Zamira Kita. Nga data 15-22 shtator ata do të vendosin në skenën e “ArTurbinës” një version modern të “Karnavaleve të Korçës”.
Veç shfaqjes, biseda në studio përfshiu edhe pyetje rreth Korçës e zakoneve të saj. Një prej traditave më të famshme korçare janë kërnackat e famshme, recetën më të mirë të cilave sipas Zamira Kitës, e ka bashkëshorti i saj.
Aldo: Cila është receta e kërnackave dhe sa mund të rezistojë një korçar pa një vakt?
Zamira Kita: Pa një vakt ti reziston kuptohet se s’mund të hamë përditë kërnacka, por recetën e kërnackave Beni im e qan, Beni im, burri im. Më mirë se Beni nuk e bën kush dhe i pjek në prush, domethënë e ndez edhe zjarrin, bën prushin. Recetën e ka fantastike, nuk i hedh bukë, nuk i hedh miell brenda absolutisht. E bën me pak mishi derri, pak mish viçi që e zgjedh vetë, e grin vetë.
Aldo: Kërnacka pa bukë?
Zamira Kita: Po, po ashtu e bën Beni. I hedh pak karotë, qepë, hudhër,erëzat të gjitha./tvklan.al