Aksident në autostradën Fier- Vlorë

Një aksident ndodhi pasditen e së premtes në autostradën Vlorë-Fier.  Një mjet tip “Benz” u përplas me një furgon pasagjerësh.  Sipas policisë së Vlorës, nga aksidenti u plagosën tre persona, mes tyre një fëmijë.

Të tre të lënduarit u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shoqëruar drejtuesit e dy mjeteve për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje./ABC News Albania 24/7