Ish-Kryeministri Sali Berisha thotë se deklaratat e mazhorancës për përfshirje të zyrtarëve të Partisë Demokratike në trafikimin e 613 kg kokainë nga Kolumbia të kapur në Durrës, është një mënyrë për t’iu shmangur të vërtetës.
Në një intervistë për emisionin ‘Byro Politike’ në Abc News, Berisha thotë se pronari i kompanisë ‘Arbri Garden’, Arbër Çekaj i arrestuar në Gjermani është i lidhur familjarisht me Partinë Socialiste.
“Xhaxhai i tij ka qenë kryetar PS në Tropojë. Drogën e porositi Olsi Rama dhe Ardian Çela”.
Berisha thotë se këto deklarata bëhen me qëllim për të hequr vëmendjen nga çështja “Xhafaj”.
“E bëjnë për të hequr vëmendjen, Xhafaj i dënuar edhe në Venezuelë”.
Berisha thotë se protesta e së shtunës do të jetë revoltë e qytetarëve kundër qeverisë së lidhur me trafikun e drogës dhe drejtësisë që kontrollohet nga qeveria.
Tv Klan