“Akti më i lartë i tradhtisë kombëtare nga Rama
Për ish-Kryeministrin Sali Berisha, dekreti i palës greke është shitje e detit dhe zyrtarizim i ujdisë Rama-Dendias dhe që vjen si një thikë pas shpine për Shqipërinë.
Ai thotë se për herë të parë që nga Konferenca e Londrës, kufijtë e Shqipërisë ndryshohen, rrudhen dhe Shqipëria zvogëlohet.
“Atë që gjitoni ynë jugor nuk e realizoi dot në territorin tokësor 106 vjet më parë, e realizoi dy ditë më parë në territorin ujor me pasuri përrallore nafte dhe gazi dhe hapësirën ajrore të Shqipërisë, por kësaj radhe jo me ushtri, por vetëm me një marrëveshje të fshehtë të Nikos Dendia me Edvin Kristaq Ramën, apo Zografin Bis, në aktin e tradhtisë më të lartë kombëtare pas asaj të Enver Hoxhës me Kosovën”, shkroi Berisha në një reagim për këtë çështje.
Tv Klan