Demokratët do të pengojnë miratimin e buxhetit të vitit të ardhshëm në parlament. Sali Berisha që e cilëson atë si buxhetin e vjedhjes së shqiptarëve siguron, pa dhënë detaje mbi formën që do zgjedhin për ta penguar, se buxhetin prej 8 miliardë eurosh socialistët nuk do mund ta kalojnë në seancë plenare.
Në konferencën për shtyp të fundjavës Berisha pa dhënë një datë tha se mosbindja civile do të vijojë, edhe pse protesta e përjavshme tek bashkia të premten u zhvillua e qetë.
“Mosbindjen civile e ka dhe do ta ketë full time. Protestat nuk mund të shuhen, do të nxiten dhe të tjera, kudo që janë…”
Berisha sqaron se kërkesa e tyre për qeveri teknike përpara zgjedhjeve përjashton modelin e marrëveshjes Rama-Basha në 2017.
“Ai ishte model i dështimit të plotë! Një qeveri teknike me Ramën kryeministër është jashtë çdo imagjinate.”
Kryedemokrati lajmëroi se edhe demokratët në javët në vijim do të caktojnë një kordinator të posaçëm për diasporën.
Tv Klan