Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Protestat e opozitës për rrëzimin e qeverisë socialiste, do të bëhen të përditshme në Tiranë, pasi të jenë kaluar të gjitha qytet e vendit, në mënyrë që e tërë Shqipëria të sensibilizohet rreth lëvizjes “Nano ik”.
Sali Berisha: “Protestë është por më e fuqishme, do vijë gradualisht do të ketë protesta të përditshme Tirana, por njëherë lëvizja duhet të kalojë në mbarë vendin dhe pastaj do të kthehet në Tiranë, si një lëvizje konkluzive”.
Kryedemokrati Berisha garanton me siguri, se qeverisja demokrate do të bëjë të mundur integrimin e Shqipërisë më 2010, por pasi në Shqipëri zgjedhjet të zhvillohen të lira, e më pas do të kryen një sërë reformash, detyra të kushtëzuara nga BE. Lideri demokrat shpjegon pikat që opozita do të ndjek, për të bërë të mundur integrimin e Shqipërisë.
Sali Berisha: “Ne garantojmë atë, sepse ne jemi të vendosur, të respektojmë me rigorozitet ligjin, të zhvillojmë zgjedhje të lira e të ndershme, t’u përmbahemi rregullave, t’u përmbahemi reformave të domosdoshme, për t’u integruar në BE, të shtypim krimin, me të gjithë forcën e ligjit, të shkëpusim lidhjet e politikës me krimin, të ndëshkojmë korrupsionin. Këto janë zotimet tona”.
Berisha u takua me deputetin gjerman Kristof Zoppen./tvklan.al