Kryetari i PD, Sali Berisha ka akuzuar Gjykatën Kushtetuese si ka marrë vendime politike duke shfuqizuar vendimin e GJKKO për masën e ndalimit të daljes jashtë shtetit dhe jo masën e detyrimit të paraqitjes.
“Me vendimin e saj u bë pjesë e grushtit të shtetit, kemit bëjmë me një trupë puçiste,rishkruan Kushtetutën. Gjykata Kushtetuese i ka dhënë licencën një qeverie të bëjë çdo gjë me këtë vend, me pasuritë e tij. Shqiptarët duhet ta dinë se afërmendshmi regjistron dhe ka përdorur e përdor të gjitha mënyrat për të marrë peng gjykatës e prokurorë të tjerë,” tha Berisha.
Krahas betejës ligjore, kryedemokrati zbuloi dhe datën kur do të zhvillohet protesta e radhës kombëtare.
“Më datën 26 është protesta tjetër kombëtare, më e fuqishmja që ka njohur Shqipëria ndaj ftoj qytetarët. Më datën 26 marshim në Tiranë, e gjithë Shqipëria në Tiranë,” u bëri thirrje qytetarëve ai.
Ndonëse statuti i PD nuk e përcakton që kryetari i partisë duhet të jetë domosdoshmërish kryeministër në rast se demokratët fitojnë zgjedhjet, Berisha thotë se nuk do të lejojë kryeministrin Rama që të marrë vendime për partinë që drejtohet prej tij.
“A do të pranojë Sali Berisha që t’i caktojë Edi Rama kryeministrin dhe kryetrarin e Partisë Demokratik?! Kurrë!,” përfundoi kreu i PD, Sali Berisha.
PD po punon edhe për programin e saj elektorale në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme, ku një ndër pikat ku është përqendruar është dhe ndryshimi i skemës së shpërndarjes së të ardhurave.
Klan News