Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar si krim kushtetues pasi shkel lirinë e individit, vendimin e Kryeministrit për të mbyllur për 1 vit platformën TikTok.

Kryedemokrati, i cili premton se do të firmosë rihapjen e tij si aktin e parë kur të vijë në pushtet dhe premtimin ua bën gjimnazistëve dhe studentëve, kategoria me të cilët ai mendon se qeveria duhet të ishte konsultuar, jo me këshillat e prindërve.

“Ky akt prej xhelati të fjalës së lirë ka një arsye. Partia Demokratike dominon në mënyrë dërrmuese, është pikërisht ky shkaku”.

Në daljen e tij përpara protestës së pasdites Berisha thotë se mosbindje e sotme civile do të jetë ndryshe dhe do të arrijë objektivin e organizimit, pasi sipas tij, tani ka një realitet të ri.

“Një gjë ka ndryshe. Zotimi ynë se do mbrojmë votën e shqiptarëve, se mbarë komuniteti ndërkombëtar ka dënuar farsën elektorale të Edi Ramës”.

Vendimin e Gjykatës së Posaçme për rikualifikimin e akuzave për Ilir Beqajn për dosjen e sterilizimit, thotë me siguri se është fitore e opozitës që këmbënguli në denoncimin e dosjeve te korrupsionit.

“Po të mos qenë qytetarët me protestën e tyre, Beqaj i partisë do të tallej me publikun”.

Edhe pse vazhdoi me akuzat drejtuar SPAK, kur u pyet për gjyqtaren që kërkoi ndryshimin e akuzave për dosjen e sterilizimit, e njëjta që firmosi heqjen e masës së tij të arrestit të shtëpisë, Berisha tha se ka në gjirin e gjyqtarëve dhe prokurorëve edhe njerëz me integritet.

Tv Klan