Përpara nisjes për në Gjermani lideri demokrat Sali Berisha ka takuar në Hotel Rogner Ambasadorin Amerikan Limpreht. Pas takimit Berisha tha se dialogu mbetet i bllokuar sepse mazhoranca nuk pranon asnjë nga kërkesat e opozitës . Për zhvillimet në Tetovë, Berisha ftoi qeverinë maqedonase të hyjnë në bisedime me të gjitha palët përfshirë dhe luftëtarët shqiptarë.
Edhe gjatë ditës së sotme në zyrat e Kuvendit kanë vijuar diskutimet për amendamentet në kodin elektoral. Dy “Spartakët”, Ngjela e Braho si dhe aleatët e koalicionit janë përqëndruar në aleatet e komisioneve të votimit dhe në shpërndarje të % të rezultateve./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame