Brenda muajit Qershor do të jetë gati projektligji që parashikon një reformë të plotë të sistemit të inspektorateve, ku bie në sy reduktimi i tyre nga 33 aktualisht në vetëm 12 inspektorate në vend.
Me hartimin e këtij modeli të cilin gjatë mbledhjes së task-forcës së posaçme kryeministri Berisha e cilësoi një model suksesi, ka punuar një grup pune.
Në procesin për reformimit e Sistemit të Inspektorateve, ndihmë ka dhënë dhe Banka Botërore dhe Kryeministri Sali Berisha përfitoj nga rasti të falënderoj këtë institucion për të gjithë kontributin.
Sali Berisha: “Vetëm duke vendosur këtë sistem i inspektorat, ne do imponojmë një shkallë të lartë transparence të inspektorateve tonë. Të fillojë hartimi i ligjit horizontal dhe ky projekt në qershor të dorëzohet projektligji. Të fillojë menjëherë konsolidimi i inspektorateve në ministritë siç kemi rënë dakord. Afatet për miratimin e ligjit horizontal duhet të vijnë nga dhjetori në tetor, minimumi në tetor”.
Reforma në sistemin e inspektorateve u bë e nevojshme për shkak të një situate që kryeministri e përcaktoi çmobilizuese për këtë sistem.
Organizimi i ri do të garantojë transparencë dhe efikasitet në luftën ndaj korrupsionit./tvklan.al
Gazetare: Menada Zaimi