Më 23 Dhjetor PD do të mbajë protestën e radhës kombëtare kundër qeverisë “Rama”. Kjo është protesta e parë në kuadrin e mosbindjes civile, ku do të marrë pjesë fizikisht edhe krydemokrati Sali Berisha. Në konferencën për mediat, Berisha tha se skenarët e kësaj proteste ende nuk janë vendosur nga grupi i organizimit.

Sali Berisha, kryetar i PD: Kërkon të marrë njëlloj si Lukashenko mandatin e katërt, të grabisë mandatin e katërt. Ndaj dhe data 23 dhjetor do të jetë dita e mosbindjes më të fuqishme kombëtare që ka njohur Shqipëria gjer sot. Modalitetet e kësaj mosbindje do përcaktohen nga grupi përgjegjës.

Pas akuzave për përpjekje të PS për të blerë vota në zgjedhjet e 11 Majit, Berisha pati dhe një paralajmërim për punonjësit e administratës.

Sali Berisha, kryetar i PD: Në mënyrë absolute i presin ndëshkime shumë të rënda, të gjithë ata punonjës administrate që bëjnë terroristin elektoral.

Azkuat nuk i kurseu për kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ndaj të cilit SPAK ka nisur një hetim pasuror.

Sali Berisha, kryetar i PD: U censurua lajmi i gjetjes së 230 mijë eurove. Velica me të qetë filloi të justifikohej se kam bërë këto shitje e ato shitje, që të gjitha para të vjedhura pa diskutim.

Zgjedhjet e Donald Trump si President të SHBA e sheh dhe si një shpresë për heqjen e sanksionimit të tij “Non Grata.

Sali Berisha, kryetar i PD: Pra nuk ka asnjë sekret që ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet tona, por natyrisht duhet që administrata e presidentit Donald Trump të inaugurohet dhe të nisë punën në të gjitha institucionet.

Krahas aksioneve dhe përgatitjeve për zgjedhjet, Berisha ka paralajmëruar se do të fillojë takimet dhe me qytetarët që jetojnë jashtë Shqipërisë.

Klan News