Objektivi i qeverise shqiptare është te përfundojë plotësimin e pyetësorit te BE afro 15 jave pasi asaj iu dorëzua ky dokument nga komisioni evropian.
Kryeministri Berisha ka njohur te zgjedhurit demokrate ne mbledhjen e përjavshme te grupit parlamentar me intensitetin e punës për finalizimin e këtij dokumentit te rëndësishëm ku janë përfshirë afro 1200 punonjës te administratës shtetërore dhe disa dhjetëra eksperte te huaj.
Sali Berisha: “Do të analizohen kapitujt gjersa të arrijmë në përgjigjen e 2283 pyetjeve, të ndara këto në 35 kapituj. Shpresojmë që puna të ecë shumë mirë dhe ne ta finalizojmë këtë proces më të rëndësishmin në historinë e marrëdhënieve tona me BE dhe t’ia dotëzojmë komisionit evropian në një afat 15-20 javë pas dorëzimit të tij autoriteteve shqiptare”.
Kreu i maxhorancës ka vlerësuar dhe punën e mire qe po behet ne drejtim te plotësimit te standardeve qe kërkohen për t’u arritur lëvizja e lire e qytetareve ne zonën Shengen. Berisha ka veçuar prodhimin me ritme te larta te pasaportave biometrike.
Sali Berisha: “Shqipëria që lëshoi pasaportën e parë biometrike në Maj të këtij viti sot ka të lëshuara mbi gjysmë milioni pasaporta të standardit më të mirë në botë.”
Për me tepër se 3 jave eksperte te Bashkimit Evropian janë duke miratuar plotësimin e kërkesave për heqjen e vizave.
Dhe gjate 2 javëve ne vijim këta eksperte do te kontrollojnë të gjitha praktikat dhe kërkesat e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave./tvklan.al