Lideri demokrat Sali Berisha ka vijuar turin elektoral në jug në qytetet e Tepelenës, Memaliaj, Këlcyrë, Përmet, Leskovik dhe Kolonjë. Në Memaliaj, Berisha përsëriti paralajmërimin e Kryeministrit Meta se loja me votën do të jetë loja me kokën.

“E paralajmëroj këtu Fatos Nondën, Ilir Metën e të tjerë, se loja me votën është loja me kokën. Se po preku votën, mjerë ju çfarë do të pësoni. Ne jemi burra dhe gra, djem dhe vajza e sakrificave të mëdha për vlerat e saj. Ju jeni barkthara dhe juve ju fle lepuri në bark. Ne kemi luanin e lirisë zgjuar. Të gatshëm për të mbrojtur çdo votë dhe për të mbrojtur fitoren.”

Dua t’a pyes këtë kryeministër se ku u fut me 14 shtator dhe se kur i mbushi poturet, theksoi Berisha./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame