Kryedemokrati Sali Berisha pas prononcimit për mediat pati edhe një deklaratë për qytetarët të cilët ishin mbledhur para SPAK në mbështetje të tij.

Berisha u shpreh se dita e sotme është një ditë beteje kundër diktaturës. Lideri i opozitës ndër të tjera shtoi se ka bërë denoncime para qytetarëve për ato që ai i quan organizata kriminale, teksa shtoi se ky zë nuk mund të mposhtet.   

Sali Berisha: Një përshëndetje të përzemërt, për të gjithë ju, për të gjithë demokratet dhe demokratët në Tiranë dhe mbarë Shqipërinë. Kjo është një ditë e mirë, një ditë e betejës tonë kundër diktaturës së krimit, drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve. Kam denoncuar para jush se, skrapi i partisë është një organizatë kriminale. Kam denoncuar para jush se, skrapi i partisë me në krye Dumanin, janë kriminelët më të mëdhej elektoral të vendit, janë kriminelë që kanë kryer krimet antikushtetuese.  Janë kriminelë që bashkëpunojnë me vrasës, trafikantë, banditë për të falsifikuar dokumentet, dosjet e tyre. Me urdhër të Edi Ramës ata kërkuan nga gjykatësi i partisë të rikthejë masën e paraqitjes sepse unë kam denoncuar Irenën me 5 mbiemra dhe Dumanin me 4 banesa.

Kam denoncuar ryshfetet  e tyre nga vrasësit dhe kriminelët, për të lehtësuar akuzat ndaj tyre.  Kam denoncuar milionat e përvetësuar prej tyre, nëpërmjet dosjeve. Kam denoncuar heshtjen e tyre për 130 milionë euro të taksapaguesve shqiptarë për djegësin e Tiranës që nuk ekziston të marra të gjitha nga Rama-Veliaj. Kam denoncuar heshtjen e tyre për 120 mln euro gjobë e Beketit ndaj qytetarëve shqiptarë për shkak të Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Kam denoncuar Olsi Ramën, si një kryetrafikant të Shqipërisë. Kam denoncuar Olsi Ramën si anëtar kryesor i bandës së Xibrakës.  Kam denoncuar Edi Ramën si një kryekriminel, hajdut i shqiptarëve i cili jeton në sarajet 57 metër të gjata themelet, në një kohë kur ka patur të deklaruar 3800 euro dhe 400 mijë lekë. Kam denoncuar Edi Ramën sepse Linda e tij, e morët vesh ju të dashur gazetarë, fjalimin panagjerik që mbajti para diplomatëve për Lindën.

Prisni, prisni se viti i ri e bëri Shqipërinë jo vetëm me sulltan, por edhe me sulltaneshën Linda. Shkoni e pyeteni se çfarë ju tha diplomatëve, për Lindën, për mrekullinë.  Ka denoncuar Lindën që u martua me Ramën me një pallat në pajë, pa asnjë faturë, doganore, tatimore, ndërtimore apo bankare, e ndërtuar e tëra nga komandanti i Gardës dhe kompania e tij dhe natyrisht pastaj i shpërblyer me dhjetëra tendera. Kam denoncuar Ramën, aferën me Alalabarin e tij disamiliardëshe. Pra mendoni ju, a mund të mposhtet kurrë zëri i Sali Berishës ndaj këtyre kriminelëve? Kurrë, kurrë.  Këta çfarë do mase që do marrin, do të damkosen në llumin e historisë.

/tvklan.al