Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Lideri demokrat Sali Berisha ka dhënë sot shpresë për pjesmarrjen e deputetëve të tij në përbërje të Komisionit Parlamentar për Integrimin dhe për Paktin e Stabilitetit. Berisha i sapo kthyer nga Franca ka deklaruar sot para gazetarëve.
Sali Berisha, kryetar i PD:- “Shqipëria po shkon drejt një izolimi të madh, për shkak të korrupsionit galopant në të cilën adminiatrata është zhytur. Së dyti Partia Demokratike ka një mbështetje të fuqishme, ndjehej kudo. Në të gjitha nivelet, se është parti e mazhorancës dhe parti e cila do të vijë së shpejti në pushtet. Kjo ishte përshtypja e afaristëve dhe biznesmenëve për largimin e detyruar të tyre nga Shqipëria. Kjo ishte përshtypja e politikanëve në përgjithësi”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame