Kreu i PD-së, Sali Berisha është shprehur se do të zbatojë vendimin e Apelit të GJKKO-së që riktheu masën “detyrim paraqitje” ndaj tij.
“E kam bërë të qartë, që unë, gjersa është një proces që buron nga parlamenti, do paraqitem. Nuk kam kërkuar gjë tjetër, vetëm parlamentin.”
Lideri i opozitës Sali Berisha ju premtoi qytetarëve se do të jetë në fushatë aktive pavarësisht masave nga SPAK-u. Berisha shpalosi objektin se me ardhjen në pushtet, PD do të heqë çdo taksë mbi rrugët e Shqipërisë.
“PD do heqë çdo taksë mbi rrugët e Shqipërisë!”
Berisha u bëri thirrje qytetarëve të veriut të organizohen në mosbindje të fuqishme civile për të shembur çdo barrierë, me të cilat sipas tij Edi Rama kërkon t’u vendosë taksa raciste.
“PD u bën thirrje qytetarëve të veriut të organizohen në mosbindje të fuqishme civile për të shembur çdo barrierë, me të cilat Edi Rama kërkon t’u vendosë taksa raciste.”
Berisha theksoi edhe një herë se nuk do të njihet asnjë tender i hapur ditët e fundit 2024 pasi ligji dhe Kodi Zgjedhor nuk e lejon qeverinë të bëjë këto operacione financiare.
Klan News