Sali Berisha: “Fakti është fakt. Ulja e kultivimit është një realitet qe progreson nga viti në vit, por sërish Shqipëria është një vend ku kultivohet droga, kultivohet kanabis sativa dhe kjo përbën një problem madhor. Një punë shumë më e madhe duhet bërë në mbarë vendin. Ne kërkojmë heqje vizash, por përgjegjësia jonë është shumë e madhe. Heqja e vizave ndaj shqiptarëve nuk duhet të para kuptojë në asnjë mënyrë dhe në asnjë rrethanë kërcënim të çfarëdo lloj për qytetarët e vendeve që heqin vizat ndaj nesh. Çdo njeri që i shmanget kësaj detyre, çdo njeri që tregon indiferencë ndaj kësaj detyre në një mënyrë apo në një tjetër konsideron një proces që është jetik për shqiptarët”./tvklan.al