Lideri demokrat Sali Berisha ka denoncuar regjistrimin e ri të popullatës si jo transparent dhe jashtë standarteve europiane. Sipas Berishës ky regjistrim është i mbështetur në kushtetutën komuniste të vitit 1976 dhe cënon liritë dhe të drejtat e pakicave kombëtare.

“Duke mos cënuar përkatësinë etnike të qytetarëve, e drejtë kjo e qytetarëve shqiptarë që nga vitet ’13 deri në vitet ’70, por dhe e mohuar në kushtetutën staliniste të vitit 1976, qeveria Meta dëmton rëndë interesin kombëtar të shqiptarëve, shkel parimet themelore demokratike dhe krijon probleme serioze për integrimin e vendit në institucionet euroatlantike. Me këtë akt, Shqipëria rrezikon rrënjësisht anëtarësimin e saj në KE, largohet me afat të pacaktuar në marrëveshjen e asocimit me BE-në.”

I pyetur nga Tv Klan se a duhen të shfrytëzohen të dhënat e regjistrimit të popullsisë për të përmirësuar listat e votuesve për zgjedhjet parlamentare, lideri demokrat Sali Berisha u shpreh:

“Ky është një proces jo transparent. Dua të dal në dritë që unë nuk jap një përgjigje përfundimtare, por ju më kërkoni mua të jap një përgjigje për një proces që mungon transparenca e plotë. Nëse do të ishte transparent plotësisht, atëherë unë do të ju jepja përgjigje.”/tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame