Pjesëmarrja e votueseve në zgjedhjet e pjesshme të zhvilluara në 5 njësi vendore një ditë më parë, për kreun e maxhorancës ishte përgjigja më e mirë që shqiptaret i dhanë bojkotit të socialisteve.

Sali Berisha: “Pjesëmarrje me të cilën qytetarët shqiptar jo vetëm shprehën besimin por i dhanë dhe një leksion për atë që din të lexojë bojkotit dhe politikave bojkotuese. Qytetarët nuk bojkotojnë. Ky ishte mesazhi i djeshëm i zgjedhësve në mbarë komunat që u votue”.

Duke deklaruar paraprakisht se diskutimet për buxhetin e shtetit do të vijojnë deri sa kuvendi ta votoj atë, kryeministri Berisha tha përpara grupit parlamentar demokrat se është i vendosur që edhe vitin e ardhshme të rris pagat dhe pensionet.

Berisha ka pohuar se ka patur diskutime dhe debate mbi këtë çështje, por pavarësisht kësaj buxhetoret dhe pensionistet sipas tij do të prekin një tjetër rritje të të ardhurave nga arka e shtetit.

Sali Berisha: “Ka qenë një moment shumë i vështirë në këtë buxhet që … dhënia e pensioneve ka patur debat jo .. të drejtë legjitim edhe me partner dhe miq, edhe … por në fund ramë plotësisht dakord që të mos tërhiqeni prej saj”.

Sipas Berishës pavarësisht krizës ekonomike që përfshiu globin qeveria ka bërë një parashikim të guximshëm për rritjen e të ardhurave gjatë vitit 2010. Ndërsa lajmëroi uljen e shpenzimeve operative për administratën me afro 30%.

Sali “Berisha: “Një shkurtim jashtë zakonisht i madh dhe i thellë. Por e theksoj shumë i domosdoshëm, në ndërtimin e buxhetit dhe buxheti ndërtohet në kohë krize, ky buxhet është ndërtuar në kohë kurë kriza financiare dhe ekonomike evropiane dhe botërore ka patur ndikimin e vet në  mbarë botën, ka patur ndikimin  vet dhe në Shqipëri por në strukturën e tij, në parametrat e tij është buxheti i një kuroji shumë të madhe. Ne kemi parashikuar siç e dini ju një rritje prej 12% të të ardhurave”./tvklan.al