Protestë kombëtare dhe mosbindje civile e një forme të paparë ndonjëherë tjetër në vend. Ky është paralajmërimi i kryedemokratit Sali Berisha në një bashkëbisedim virtual me gazetarët.
Sali Berisha: Deri më sot, PD-ja ka qenë në mbrojtje, PD nga data 6 e në vazhdim kalon në sulm me mosbindjen më të fuqishme civile.
Mosbindja cilive do të shtrihet dhe në parlament, por nuk do të ketë bojkot as në institucione dhe aq më pak në zgjedhje, për të cilat Berisha është i sigurt që do të organizohen nga një qeveri teknike, synimi kyç i aksionit opozitar.
Sali Berisha: Kjo parti, as nuk kalon në klandestinitet, as nuk shmang proceset zgjedhore. Për deputetët, drejtuesit e PD-së ka vetëm 1 objektiv dhe moto: Betejë, betejë dhe vetëm betejë!
Protestat kombëtare ishin në projektet e Partisë Demokratike, por arrestimi i Ervin Salianjit, Berisha thotë se e përshpejtoi datën dhe radikalizimin e qëndrimeve. Si përgjigje kjo për atë që e quajnë burgosje politike.
Sali Berisha: Burgosja e Ervin Salianjit ishte një akt lufte, PD-ja do t’i përgjigjet këtij akti lufte me qëndresën më të fuqishme.
Kush do të jetë emri që do të drejtojë Qarkun e Elbasanit tani që i deleguari i Berishës ndodhet në burg?
“I deleguari i nderit në qarkun e Elbasanit do të jetë Ervin Salianji”.
Tv Klan