Sali Berisha e përshëndet hapjen e kapitujve të parë të negocimit. Por ai deklaron se do duhet të jetë i vërtetë me shqiptarët, të cilëve u thotë se qeveria e Edi Ramës ka bërë që Shqipëria të mos plotësojë asnjë kriter për t’u ulur në këtë tryezë me BE.

Por thënë këto, për kryedemokratin, Bashkimi Europian e ul Shqipërinë përballë në konferencën ndërqeveritare pikërisht për të vendosur në dukje gjithë këto probleme.

Jorida Tabaku në cilësinë e kryetares së Komisionit të Integrimit ndryshe nga Rama mendon se do të jenë demokratët që do të jenë në pushtet kur të përmbyllet  procesin e anëtarësimit.

Berisha përsërit se demokratët nën udhëheqjen e tij do të vazhdojnë aksionin e mosbindjes civile deri sa ta detyrojnë Edi Ramën të pranoi qeverinë teknike. Ndërsa hapi më i parë i kësaj mosbindje do të jetë moslejimi i miratimit në parlament i buxhetit të shtetit të vitit të ardhshëm.

Tv Klan