Ish-kryeministri Sali Berisha në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” në Tv Klan u shpreh se marrëveshja e detit vitit 2009 ishte në përputhje të plotë me konventat ndërkombëtare.

Berisha u shpreh se Rama nëse do ishte i sigurt për marrëveshjen e vitit 2009 se ishte tradhti kombëtare, do kishte vijuar rrugën ligjore.

PJESË NGA DEBATI:

Kjo marrëveshje është në përputhje me konventën e detit, kjo ekspertizë hedh në kosh të plehrave nenin e Gjykatës Kushtetuese.

Po keni drejtuar këtë vend si mund të thoni që kompania ka qenka më e rëndësishme se Gjykata Kushtetuese?

 Po se ajo kompani është shumë e specializuar.

Më parë u shprehët se ka pasur ndikim turk për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, mund të na thoni më shumë

Po kush ishte në Gjykatë Kushtetuese, ishte një sharlatan.

Po pse kishin turqit shumë ndikim?

Unë jam kryeministër dhe ju jeni gazetar, dhe kam informacionet e mia të sigurta.

Ju keni informacion të sigurt të klasifikuar?

Po pas asnjë diskutim. Po pse Edi Rama nuk ndoqi rrugën e gjykatës. E dinte se kishte dokumente të falsifikuara, ai kishte në dorë të fundoste Sali Berishën në gjykatë ndërkombëtare. Po ai e dinte se do dilte i humbur dhe do dilte që ishte tradhtar. /tvklan.al