Për t’i treguar Edi Ramës se të zgjedhurit e tij në krye të qarqeve janë figura më të mira e më të pastra, kryedemokrati Sali Berisha thirri në një takim në selinë e PD-së 12 përfaqësuesit, të cilëve iu drejtua me një fjalim online nga shtëpia.
Duke i krahasuar një nga një me emrat nga pala kundërshtare, Berisha u tha të tijve se “ata nuk kanë të krahasuar me asamblenë e kolegëve të SPAK”.
“Ju bëj thirrje të përdorni lupën dhe të mos mashtroheni nga propaganda e shpifur e Edi Ramës, i cili i mlodhi të gjithë kolegët e Skapit, vetëm për t’ju dhënë imunitet, për t’i thënë mercenar Dumanit nuk mund t’i prekësh, se i kam kalorësit e fushatës. Imagjinoni qytetarë se si kërkon të përdorë mburojën e Skapit, për t’ju mashtruar përsëri ju, për të grabitur votat.”
Sipas Berishës, ndryshimet e emrave në drejtimin e PS-së u bënë nga Rama për të mbuluar mashtrimet e qeverisë.
“Të gjitha këto, miqtë e mi, tregojnë se ju keni një start vërtetë të pakrahasueshëm me krahun e qeverisë së krimit. Por këto avantazhe duhet të jenë nxitje për ju dhe demokratët që të përmbushim misonin tonë. Sot Edi Rama u përpoq të mbulojë me mashtrime vjedhjet e mëdha që u ka bërë shqiptarëve, por meqë jemi pas 11 vitesh dua t’i them Edi Ramës dhe qytetarëve shqiptarë sa vijon: Nga 57 mld euro që bëjnë buxhetet e këtyre 11 viteve, 7 mld janë rrogat, çfarë ndodhi me 49-50 mld euro, ku shkuan? Shqiptarët sot në qoftë se 11 vite më parë kishin pagesën më të lartë në rajon, sot edhe pas rritjes së rrogave, përsëri mbetemi me rrogat më të ulëta në rajon.”
Ndaj qeveria teknike mbetet si kusht për të larguar qeverinë Rama e për të sjellë ndryshimin që duan shqiptarët.
“PD do e përmbushë këtë mision. Unë garantoj qytetarët shqiptarë se kalimi në qeveri teknike është kushti për zgjedhje të barabarta, për rotacion dhe për zbatimin e një programi që Shqipëria dhe shqipëtarët nuk kanë njohur kurrë më të mirë.”
Gjatë takimit me drejtuesit e qarqeve të PD-së, Berisha tha se misioni i tyre këtë herë është më i rëndësishmi i jetës së tyre, ruajtja e votës së shqiptarëve.
Klan News