Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaroi se do ta vijojë betejën ligjore, pas vendimit të dhënë nga Komisioni Special i Apeleve të Emigracionit në Londër që la në fuqi shpalljen e tij “Non Grata në Britaninë e Madhe nga Home Office.
Sipas Berishës, Komisioni nuk vlerësoi provat dhe dëshmitë e paraqitura prej tij, me qëllim që të mos mësohej e vërteta dhe mos shqyrtoheshin nga Sekretarja Britanike e Shtetit.
“SIAC na informon, se ai nuk ka marrë parasysh mijëra e mijëra faqe, të dorëzuara nga Sali Berisha, sipas tij me vonesë, në Home Office, mbasi këto faqe nuk janë shqyrtuar siç kërkon ligji nga Sekretarja e Shtetit, sepse janë dorëzuar me vonesë. Kjo është absolutisht një e pavërtetë që nuk i bën nder asnjë njeriu. Beteja jonë vazhdon, jo për heqjen e përjashtimit, por për shpifjet, trillimet, për mbrojtjen tuaj, nga korrupsioni dhe lidhjet e krimit”.
Tv Klan